HomeFUTBOLLFSHF ki kujdes, Edoardo Reja piketohet’ nga klubi italian

FSHF ki kujdes, Edoardo Reja piketohet’ nga klubi italian

Edoardo Reja mund të gjendet përballë një ofertë tunduese. Në Itali “Il Mattino” raporton se Napoli mund të vendosë të largojë trajnerin Carlo Ancelotti, nëse skuadra e tij nuk ia del të fitojë në shtunën në transfertë me Udinese.

“Axurrët” janë në kërkim të një trajneri dhe Gennaro Gattuso i ka refuzuar për ta drejtuar Napolin deri në fund të sezonit. Dëshira e Aurelio De Laurentiis është Simone Inzgahi, trajneri aktual i Lazio. Edhe në të shkuarën ai është diskutuar si opsion.

Gjithsesi duhet një trajner që ta drejtojë Napolin deri në fund të sezonit. Cesare Prandelli është një opsion , pasi trajneri italian nuk është në krye të një ekipi momentalisht.

Por, Edoardo Reja shikohet si kandidatura më e mundshme, për shkak të raporteve që trajneri që mbylli kualifikueset e EURO 2020 me Shqipërinë, ka me drejtuesit e Napolit. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments