Këtë të shtunë do të luhen ndeshjet e javës së dytë të fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë. Por në fakt, jo të gjitha ndeshjet do të luhen këtë ditë. Nga klubi Vllaznia mësohet se ndeshja e skuadrës së tyre do të luhet jo të shtunën por të dielën.

Ata janë njoftuar sot për këtë ndryshim të ditës së zhvillimit të saj, një ndryshim që në fakt nuk përbën ndonjë problem. Tashmë mbetet për t’u njohur edhe me vendin ku do të luhet kjo ndeshje, në stadiumin “Loro Boriçi” apo në fushën “Reshit Rusi”.

Dëshira dhe pikësynimi i drejtuesve të Vllaznisë është që ndeshja të luhet në stadium sepse në këtë impiant sportiv skuadra e tyre mund të shprehet më mirë në fushën e lojës.

Kujtojmë se ekipi shkodran kryeson me meritë renditjen pas 10 javësh kampionat dhe synon ta mbajë vendin e parë deri në fund të kampionatit.
© shkodrasport.com