Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Kapelo shpeshherë ka diskutuar për problemet ose sukseset e “Los Blancos” ndër vite, pasi ka pranuar se është një fans i madrilenëve.
Trajneri italian është rikthyer të flasë për Realin, ku më shumë është ndalur te largimi i Ronaldos. Mes të tjerash, Kapelo është shprehur: “Largimi i Ronaldos është gabimi më i madh i Perezit.
Ai e largoi pasi mendonte se skuadra do të fitonte më shumë trofe pa Ronaldon në ekip, por jo vetëm që nuk por fiton trofe, por po vuan që të fitojë edhe ndeshje që në letër as nuk duhet t’i llogarisë.
Ronaldo është pjesa që i mungon Realit të Madridit dhe nuk duhet të jesh ekspert futbolli që ta kuptosh”,- përfundoi fjalën e tij trajneri Kapelo./vipsport/