Karlo Ançeloti e quan ndeshjen e nesërme me Cverna Zvezdës të rëndësishme, por jo vendimtare për skuadrën e tij:

“Është thelbësore që ta fillojmë këtë ndeshje të rëndësishme mirë. Është e rëndësishme, por jo vendimtare për grupin”,- tha Ançeloti për ndeshjen e nesërme.

Më pas, “Don Carlo” foli edhe për ish-klubin e tij, Bajernin e Mynihut, skuadër që është futur në krizë. Gjithsesi, Ançeloti beson se Kovaç është trajneri i duhur për bavarezët:

“Unë mendoj se janë të njëjtat probleme që kam përjetuar dhe vetë. Unë jam gjithmonë në krah të trajnerëve.

Shpresoj se Kovaç mund të bëjë më të mirën, pasi mendoj se është trajneri i duhur për Bajernin aktualisht”,- përfundoi Ançeloti./vipsport/