Marash Kumbulla është shumë pranë transferimit te Rayo Vallecano. Është eksperti i merkatos, Fabrizio Romano që shkruan se klubi spanjoll ka gjetur gjuhën e përbashkët me Romën për marrëveshjen që do të vlejë në formën e huazimit.
Kjo do të jetë përvoja e tretë e qendërmbrojtësit të Shqipërisë në Spanjë pasi më parë ka qenë pjesë e Espanyol dhe së fundmi ishte me të njëjtën formulë marrëveshje te Mallorca.
Në këtë skuadër, 26-vjeçari do të gjejë shokun e skuadrës te Kombëtarja, Ivan Balliun. Mbetet vetëm hapat e fundit, përpara se Kumbulla të zyrtarizohet te klubi i ri.


