Notarët e Vllaznisë kanë bërë një tjetër performancë të mirë edhe në aktivitetin e rradhës ku kanë marrë pjesë. Ditën e djeshme në pishinën olimpike “Taq Dafa” në Durrës u zhvillua Kupa Memorial “Agron Ismailati”, me pjesmarrjen e sportistëve nga vende të ndryshme të Rajonit. Pjesmarrës ka qenë edhe ekipi i Vllaznisë i cili ka patur në përbërje këto sportistë: Viki Tafrruku, Joel Golemi , Skerdi Kroni , Andy Hasanaj, Klea Dedi , Adriel Marku, Arbor Marku, Frederika Rrotani, Angjelo Rrotani.
Paraqitja e këtyre sportistëvë ka qenë shumë e mirë dhe si rrjedhojë në përfundim të aktivitetit, në bazë të pikëve të grumbulluara, ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Kol Shiroka ka zënë vendin e dytë në renditjen ekipore.
Sa i takon garave individuale, Joel Golemi u shpall sportisti më i mirë i kategorisë E duke fituar 4 medalje ari në disiplinat 50, 100 metër stil i lire, 50 metër delfi dhe 50 metër shpinë.
Viki Tafrruku u shpall sportistja më e mirë e kategorisë C dhe e dyta më e mira e aktivitetit duke fituar 2 medalje ari në 200 metër katërnotim dhe 400 metër stil i lirë dhe dy medalje argjendi në displinat 50 dhe 100 metër stil i lirë.
Klea Dedi u shpall sportistja më e mirë e kategorisë E duke fituar 4 medalje ari në disiplinat e 50, 100 metër stil i lire dhe 50, 100 metër shpinë.
Skerdi Kroni fitoi 3 medalje argjendi në disiplinat e 50 stil i lirë, 50 metër delfi dhe 200 metër katërnotim dhe medalje bronzi në 100 metër stil i lirë.
Andy Hasanaj fitoi medalje ari në 50 metër bretkosë dhe medalje bronzi në 100 metër bretkosë.
Frederika Rrotani fitoi medalje ari në disiplinën e 50 metrave bretkosë.
Adriel Marku fitoi medalje bronzi në disiplinën e 100 metër stil i lirë.
Angjelo Rrotani fitoi medalje bronzi në disiplinën e 50 metër bretkosë dhe medalje argjendi në 100 metër bretkosë.


