Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar masat e marra për atë çfarë ka ndodhur fundjavën që shkoi në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, është dënuar me 50 mijë lekë të reja gjobë për sjelljen e gabuar në stadiumin e Vlorës gjatë ndeshjes Flamurtari-Partizani. Kështu, ai nuk do të mungojë në derbin me Tiranën.

Janë dhënë dënime të shumta edhe për kategoritë inferiore, por edhe për ekipet e të rinjve, për ekipe dhe individë. Bie në sy gjoba e majme e Kukësit U-19, 10 milionë lekë gjobë, për shkak se tifozët e tij u futën në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Kastriotin U-19. Një gjobë rekord kjo, por që sipas rregullores për ekipet e moshave, mund të paguhet me 3%.

Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës

1 Lojtari i FK “Partizani”, Lorenc Trashi, për sjellje jo sportive ndaj publikut në përfundimin të ndeshjes Flamurtari–Partizani, në bazë të Nenit 15 të KDS, dënohet me gjobë me vlerë 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

2 KF “Veleçiku”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

3 Zyrtari i KF “Veleciku”, Zeqir Dukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

4 Lojtari i KF “Veleciku”, Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5 KF “Burreli”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jëtë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

6 Lojtari i KF “Bëslidhjes”, Issiaga Camara, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7 Lojtari i KF “Erzeni”, Jurgen Goxha, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8 KF “Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

9 Lojtari i KF “Vora”, Akil Dimo, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dhe si insiator i dhunës në ndeshjen Vora -Shënkolli, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10 Lojtari i KF “Shënkolli”,Rinev Danaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dhe si insiator i dhunës në ndeshjen Vora -Shënkolli, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11 Lojtari i KF “Shënkolli”,Ervis Dedaj , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12 Lojtari I KF “Shënkolli”,Bledi Zefi , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13 KF “Besa”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës , do të jëtë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

14 KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

15 KF “Tërbuni”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohen me gjobë me vlerë 100.000 (njëqindmijë) lek . Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

16 Lojtari i KF “Naftëtari”,Egland Lamaj , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17 Lojtari i KF “Skrapari”, Azis Pepa , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18 Zyrtari i KF “Maliqi”, Gëzim Marjanaku, për prostesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

19 Urdhërohet riluajtja e ndeshjes së femrave midis FC Term dhe KF Apollonia Femra, në bazë të nenit 86 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike të Aktivitetit për Futbollin e Femrave;

20 Lojtari i KF “Partizani” U-19 , Stefano Llalla, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21 Lojtari i KF “Akademia ” U-19, Xhoi Hajderaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

22 Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Saba Sallaku , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

23 Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Ervis Patarria, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

24 Lojtari i KF “Kukësi” U-19 ,Enis Jakupi , për sjellje jo sportive, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

25 Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Kleandro Demerxhiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

26 KF “Kastrioti” U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjesive, hyrjen e personave të autorizuar në fushën e lojës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3/b të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

27 KF “Kukësi” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hyrë në fushën e lojës persona të pa autorizuar dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë me vlerë 1.000.000 (njëmilion) lek. Në aplikim të Nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

28 Zyrtari i SSH “Pepa” U-17, Meridian Kacollja, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të protestave ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.