FSHF ka zbarkuar së fundmi në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës. Gjithçka ka të bëjë me licencimin e stadiumit të ri, teksa problem është fusha që u vendos e gjitha vetëm pak ditë më parë.

Duke parë precedentët me fushat dhe nxitimin e mëparshëm që ka sjellë probleme, pritet që ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës e vendosur për në 21 nëntor, të mos zhvillohet në Kukës.

Tifozët në verilindje të vendit kanë më shumë se tre vite që presin skuadrën në qytet, ndërsa dhjetori është muaji kur parashihet që skuadra të luajë në stadiumin e ri.

Ende nuk është zbardhur agjenda zyrtare e javës së nëntë të Superligës, teksa me gjasë sfida Kukësi – Tirana nuk do zhvillohet në “Zeqir Ymeri”./newsport/