Ndonëse është fundviti dhe askush nuk e ka mendjen tek futbolli i luajtur, FSHF ndërkohë ka zbardhur edhe kalendarin e ndeshjeve të para për vitin që vjen. Dhe kampionati starton me supersfidën Vllaznia- Egnatia, dy prej skuadrave pretendente të këtij sezoni.
Sipas Sektorit të Garave pranë këtij institucioni ky takim do të luhet të mërkurën e 14 janarit në ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Do të jetë një sfidë që do të përcaktojë jo pak gjëra sa i takon pretendimeve të skuadrës shkodrane në kampionat. Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të javës së 19-të:
Të mërkurën 14.01.2026
Bylis-Tirana(13:30)
Vllaznia-Egnatia(17:00)
Elbasani-Flamurtari(17:00)
Të enjten 15.01.2026
Partizani-Vora(13:30)
Teuta-Dinamo(17:00)


