Kukësi do të presë sot në 18:00 Vllazninë. Sfida e javës së 14-të në Kategorinë Superiore i është besuar një gjyqtari me stemën e FIFA. Newsport.al mëson se Eldorjan Hamiti do vendosë drejtësi në “Elbasan Arena”.

Hamiti këtë sezon e ka drejtuar dy herë Vllazninë, në humbjen në Laç dhe barazimin në Durrës, teksa lezhjani në pesë takimet që ka drejtuar këtë sezon nuk është thirrur asnjëherë në apel për Kukësin.

Sezonin e shkuar, Hamiti drejtoi katër herë nga gjashtë ndeshjet radhazi Kukësin, duke u kthyer në të “preferuarin” e verilindorëve. FSHF duket se e ka menduar mirë këtë detyrë, pasi ka caktuar një arbitër që nuk ka pasur “konflikte” me asnjë nga skuadrat.

Në pesë ndeshjet që lezhjani ka arbitruar këtë sezon, ka nxjerrë 27 kartona të verdhë dhe një të kuq./newsport/