HomeFUTBOLLFSHF 'zgjidh qesen' për kombëtaren, zbulohet shpërblimi pas fitores me Hungarinë

FSHF ‘zgjidh qesen’ për kombëtaren, zbulohet shpërblimi pas fitores me Hungarinë

Nuk kanë nevojë për ato para, por gjithsesi, është një nxitje. Futbollistët e ekipit përfaqësues do të marrin nga 6 000 euro secili nëse kompletojnë suksesin në dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës.

Hapi i parë u hodh, u fitua ndaj Hungarisë, ndërsa tani mbetet të përfundohet puna me suksesin kundër Polonisë në “Elbasan Arena”.

Burime në Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dijë se vendimi për t’i dhënë secilit lojtar 6 000 euro për 6 pikët, është marrë si formë nxitjeje për ta, ndonëse thuajse të gjithë futbollistët luajnë jashtë vendit, dhe një pjesë e madhe në ekipe të ligave kryesore në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani, Francë, Turqi apo Hungari, dhe ky shpërblim as nuk ndikon fare në llogarinë e tyre bankare.

Shpresa është e madhe që kombëtarja të shkojë të paktën në “Play off” e Kupës së Botës, që do të ishte pengesa e fundit përpara kualifikimit për në fazën finale.

Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 15 pikë, ndaj 14 të Polonisë, që do të jetë rivali të martën e 12 tetorit, dhe një fitore do të na shkëpuste në 4 pikë nga rivali kryesor.

Ndeshjet e fundit janë kundër Anglisë në “Uembli” të Londrës dhe përballë Andorrës në “Arenën Air Albania” në nëntor

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments