Viti 2022 do te mbyllet me disa aktivitete te rendesishme boksi te cilat do te zhvillohen kete fundjave ne Shkoder. Behet fjale per kampionatet U16, U18 dhe Kupen e Shqiperise per te rritur.
Keto aktivitete kane qene planifikuar te zhvillohen me heret, por per arsye nga me te ndryshmet nuk jane realizuar dhe si rrjedhoje Federata Shqiptare e Boksit ka vendosur deri tani ne menyre qe te realizoje edhe planin e saj te aktiviteteve kombetare.
Ndeshjet do te zhvillohen te premten, te shtunen dhe te dielen ne palestren e boksit te klubit Vllaznia dhe sigurisht qe priten me interes sepse ne ring do te zbresin boksieret me te mire te ketyre moshave.
Kuptohet qe Vllaznia do te tentoje qe me boksieret e saj te tregoje vlerat e tyre me te mira per t’i shpallur kampione ne peshat respektive ku do te garojne dhe pse jo per te marre edhe kupen si ekipi me i mire i kampionatit.
Nga ana tjeter, edhe me te rriturit, shkodranet do te kerkojne te fitojne Kupen e Shqiperise per te rriturit, per te mos e mbyllur vitin 2022 pa nje trofe te rendesishem sepse siç dihet, ata sivjet nuk jane shpalle kampione ngaqe titulli shkoi per Flamurtarin./SHKODRA-SPORT.COM/