HomeKRYESOREFundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë shkëlqyer në këtë fundjavë me skuadrat në kontinentin e vjetër.

I pari renditet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, i cili vlerësohet me notën 8,00, ku ka shkëlqyer me dy gola me Tirolin e tij, duke përmbysur i vetëm sfidën ndaj Riedit në Bundesligën austriake.

I dyti në këtë klasifikim është renditur Qazim Laçi, i cili është vlerësuar me notën 7,7, ku ka bërë paraqitje pozitive me ekipin e tij Azhasio.

I treti renditet Loret Sadiku, i cili është vlerësuar me notën 7,6, ku me ekipin e tij Hamarbi në Suedi ka zhvilluar paraqitje fantastike këtë fundjavë.

I katërti renditet, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, i cili është vlerësuar me notën 7,6, ku ka shënuar gol me fanellën e Koniasporit ndaj Gaziantepit në Superligën turke.

I pesti është klasifikuar, sulmuesi i Shqipërisë, Eros Grezda, i cili është vlerësuar me notën 7,5, ku me skuadrën e Sibenikut ka dhuruar asistin e golit të dytë ndaj Sloven Belupos në Kroaci.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments