Futbolli në zi! Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçare, ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi. Nje lajm ky i keq jo vetem per familjen bardheblu por edhe me gjere.
Ai prej ditësh po kurohej për të mposhtur virusin që po bën namin në të gjithë globin, ndërsa së fundmi ishte futur në intubim, ku nuk arriti dot të mbijetonte. Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998.
Me gjak bardheblu! I tillë ishte Metush Seferi. Një “tirons”, i vërtetë dhe mbi të gjitha zotëri i vërtetë. Kontributi i tij tek ky klub, por edhe ne futbollin shqiptar ka lene gjurme.
Padyshim qe do te kujtohet gjithmone per kete gje dhe nderkohe gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet familjes Seferi per humbjen e njeriut te saj te dashur.