Futbolli në Shqipëri nuk ndalet as në mesjavë pasi të gjitha skuadrat do të zbresin sërish në fushën e lojës. Këtë herë jo kampionat, por për llogari të Kupës së Shqipërisë. Takimet e para do të luhen më datë 18 shtator dhe të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore do të zbresin në fushë për për luajtur ndeshjet e tyre.
Tirana do të luajë përballë Shënkollit në trasnfertë ashtu si Partizani që përballet me Vorën. Skënderbeu, Bylis, Kukësi dhe Laçi luajnë gjithashtu në transfertë përballë Devollit, Pogradecit, Shkumbit dhe Elbasanit.
Flamurtari luan ndaj Veleçikut nderkohe ne “Reshit Rusi”, Luftëtari ndaj Turbinës, ndërsa Teuta udhëton drejt Pukës, për të luajtur ndaj Tërbunit./newsport/
Ndeshjet e Kupës, Grupi A dhe B:

