Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFutbollisti i Interit fiksoi ndeshjen, legjenda zikaltër rrëfen skandalin: Gati sa nuk...

Futbollisti i Interit fiksoi ndeshjen, legjenda zikaltër rrëfen skandalin: Gati sa nuk e mbytëm për vdekje

Legjenda e Interit, Sandro Macola zbulon se një nga ish-shokët e tij të skuadrës kur ishte pjesë e zikaltërve si futbollist, trukoi ndeshjen, duke shënuar qëllimisht një autogol.

78-vjeçari ka luajtur me zikaltërit në periudhën mes vitit 1960 dhe vitit 1977, teksa numëron 570 ndeshje dhe 162 gola të shënuar.

Ai ka arritur të fitojë tetë trofe me fanellën e Interit, mes tyre katër kampionati dhe dy Champions League. Macola e nisi dhe e mbylli karrierën si futbollist me fanellën e zikaltërve.

Gjatë një rrëfimi për gazetën “Libero”, legjenda e Interit zbulon se për pak sa nuk e mbytën për vdekje ish-shokun e skuadrës që fiksoi ndeshjen.

“Ne desh e mbytëm në dru atë. Mëkati më i madh që mund të bëjë një futbollist është të fiksojë rezultatin e një ndeshjeje. Një herë ka ndodhur që një nga shokët e mi të skuadrës të shënonte me qëllim autogol. Kur hymë në dhomën e zhveshjes gati sa nuk e mbytëm për vdekje. Për fat të keq ishte diçka e zakonshme në atë kohë, pasi kishte shumë më shumë varfëri”, u shpreh Macola.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments