“Thesari u gjet në një zonë të mbyllur të pallatit”, rrëfen arkeologia Tim Bellens. Gjatë punimeve, arkeologët kanë gjetur një “thesar” të vërtetë të shekullit të 18-të me vlerë prej 1.3 milionësh, mes porcelaneve, qeramikave, artikujsh për tavolinën e objekte të tjera qelqi.“Ishte një rastësi, pasi ajo pjesë nuk përfshihej në planin e ndërtimit”.Një fat i jashtëzakonshëm për Musanë dhe të motrën, të cilët kanë mbetur të lumtur nga ky zbulim.
Çfarë do bëhet me thesarin e gjetur? Disa prej objekteve do vendosen në hollin e hotelit, të tjerat do shërbejnë për të pasuruar muzeun e qytetit.
Ndërkaq, familja Dembele ka vendosur të hapë edhe një “spa” dhe një pishinë në të njëjtën zonë. Ndoshta, një ditë radha do i vijë një kinemaje, apo një teatri: atje, pse jo, do tregohet edhe kjo histori..