Aristidi Kolaj, ish-mesfushori i përfaqësues Shpresa, bëhet gati për një aventurë të re, përsëri në Serinë C, por me një klub i cili ka shfaqur hapur ambicie për ngjitjen në Serinë B italiane dhe po bën lëvizje të rëndësishme për të arritur këtë objektiv.

Futbollisti me origjine nga Bajza e Malesise se madhe, pas një viti me ulje-ngritje te Peskara, ka vendosur t’i bashkohet Çezenës, klubit ku u promovuan në vitin e fundit binjakët Shpendi.

Kolaj pritet të ketë një rol protagonisti në fazën ofensive të skuadrës, me objektivin për ta ndihmuar drejt ngjitjes në Serinë B, teksa kujtojmë se në edicionin që sapo u mbyll, skuadra u eliminua në play-off.

Sipas mediave italiane, Kolaj do të transferohet në huazim, me të drejtë blerje përfundimtare që bëhet e detyrueshme nëse Çezena ia del në misionin për t’u ngjitur në Serinë B.