Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFutbollisti shkodran bën hapin e madh në karrierë, firmos me gjigandët e...

Futbollisti shkodran bën hapin e madh në karrierë, firmos me gjigandët e futbollit grek

Futbollistët shkodranë janë të shpërndarë në mbarë Europën dhe janë të spikatur në klubet ku luajnë. Një emër që pritet të jetë i rëndësishëm në të ardhmen është edhe Andreas Ndoj.

Futbollisti i cili është lindur dhe rritur në Greqi, por me origjinë nga Shkodra, duket se po hedh hapat e tij të parë profesionistë.

“Shkodra Sport” e ka cekur në shkrimet e saj të herë pas hershme si një talent i së ardhmes dhe duket se këto pritshmëri po dalin të sakta.

Mesfushori ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e njohur greke të Olympiacos. Është vetë 18-vjeçari i cili ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ku ai shprehet shumë i lumtur për kontratën e re dhe besimin që po i japin rekordmenët e futbollit grek. Ndoj aktivizohet si mesfushor me tipare mbrotjëse ku dallohet për fizikun dhe luftën e fortë sportive. Ai ka qenë pjesë e kombëtares u-17 të Shqipërisë ndërsa tani është pjesë e Greqisë u-19.

Por asnjëherë duke i mbyllur derën atdheut të tij, pasi zgjedhja përfundimtare se cilën kombëtare do përfaqësojë ende nuk është marrë. Gjithsesi e ardhmja duket premtuese për djaloshin që do vazhdojë të jetë pjesë e një prej skuadrave më të mëdha të Ballkanit.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments