Futbolli patjetër që është kryefjala për sa i përket fundjavës në çdo cep të Europës. Ditën e sotme është luajtur në thuajse gjithë vendet e kontinetit të vjetër, me disa kampionate të rëndësishme që kanë zënë vend. Përjashtim nuk bën as kampionati rus, ku pavarësisht se klubet ruse janë të dënuara nga Uefa, aktiviteti vijon.
Një nga skuadrat që ka luajtur sot është edhe Lokomotvë e Moskës. Në kuadër të javës së 23-të të kampionatit rus të futbollit, ata kanë qenë në transfertë ndaj Orenburg.
Moskovitët kanë arritur të dalin me pikët e plota nga kjo ndeshje duke triumfuar në shifrat 1-4. Ku protagonist ka qenë edhe një futbollist me origjinë nga Shkodra.
Fjala është për Mario Mitajn, që i rritur dhe zhvilluar futbollistikisht tek AEK në Greqi, tashmë ka vijuar karrierën në Rusi. Në rolin e një mesfushori të linjës së majtë, 19-vjeçari e ka nisur si titullar sot. Madje duke zhvilluar edhe një paraqitje goxha pozitive, që patjetër do e ndihmojë akoma për më tepër minuta në ndeshjet që vijojnë.
Futbollisti me origjinë nga Shkodra ose më saktë nga Vermoshi, u transferua verën e kaluar tel Lokomotiva e Moskës. Mitaj shihet si një nga lojtarët e së ardhmes së kombëtares sonë. Ku për të u luftua shumë që të ishte pjesë e kuqezinjëve, ku ka pasur edhe grumbullime më përpara.
Tani të gjithë presin që mëngjërashi të shprehë totalisht potencialin e tij, që të jetë i rëndësishëm jo vetëm për klubin, por edhe kombëtaren shqiptare.
Endri ÇINARI