Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFutbollisti shkodran Sabah Kerjota sot 20 minuta në fushë kundër Celtic

Futbollisti shkodran Sabah Kerjota sot 20 minuta në fushë kundër Celtic

Mesfushori shkodran Sabah Kerjota ka luajtur sot për 20 minuta ndaj Celtic në ndeshjen e rradhës të vlefshme për kampionatin skocez të futbollit, duke kontribuar në barazimin 2-2 të skuadrës së tij Hearts.

Ai ka hyrë në lojë në minutën e 70-të në vend të Magnusson kur rezultati ishte 1-2 në favor të miqve, por trajneri Mcinnes kishte besim tek aftësitë e Kerjotës dhe si rrjedhojë ee aktivizoi. Ish- lojtari i Akademisë Vllaznia u mundua të bënte më të mirën e tij dhe tre minuta para fundit, Hearts arriti të shënonte golin e barazimit.

Me këtë rezultat ai e ka ruajtur distancën prej 6 pikësh në renditje me Celtic, por i është afruar në 4 pikë skuadra tjetër e mirënjohur skoceze Rangers. Hearts është zbulimi i kampionatit të sivjetëm sepse po udhëheq nga java e parë e deri më sot, kur u luajtën ndeshjet e javës së 23-të të tij.

Ndërkohë për futbollistin shkodran Sabah Kerjota kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme në të parin sezon me të, kur kujtojmë që ai vjen nga Seria D në Itali ku sezonin e kaluar u shpall kampion me ekipin San Benedetasse.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments