Arlind Kalaja ishte një nga largimet e këtij sezoni nga ekipi i Vllaznisë. Mesfushori me tipare sulmuese u tranferua për herë të parë jashtë vendit, duke zgjedhur kështu Suedinë për të vijuar karrierën e tij. 26-vjeçari tashmë është pjesë e Ljungskile në ligën Sodra të vendit skandinav.

Ditën e djeshme ai ishte protagonist kryesor i skuadrës së tij në fitoren 1-0 kundër Olympic. Ish-futbollisti edhe i Kastriotit dhe Kukësit u shpall si më i miri i takimit. Ku pavarësisht se se nuk shënoi, shkodrani spikati me lojën e tij , ku edhe goditi një traversë gjatë 90 minutave. Kjo duke merituar në fund çmimin si njeriu i ndeshjes.

Duket se Kalaja po përshtatet mirë me futbollin në Suedi, ku që prej debutimit në prill me skuadrën e tij, ai ka luajtur gjithmonë titullar. Aktualisht me fitoren e fundit, Ljungskile është në vendin e dytë në kampionat me 31 pikë pas 15 javëve.

Ajo ndodhet aktualisht 5 pikë larg vendit të parë që mbahet nga GAIS dhe në garë të plotë për ngjitjen në një kategori më sipër. Arlind Kalaja pritet te vazhdoje te luaje po kaq mire edhe ne ndeshjet e ardhshme per t’i sherbyer ashtu si duhet skuadres se tij.
Endri ÇINARI