Vllaznia pritet të luaj sfidën e rëndësishme në Kupë ndaj Flamurtarit në Vlorë. Ndeshja e parë mes të dyja ekipeve ka përfunduar 2-2, një rezultat i cili është më në favor të vlonjatëve.

Kuqeblutë kërkojnë kualifikimin në mënyrë që të kenë një objektivë dhe synim deri në fund të sezonit, për më tepër një eleminim nga vendi i fundit në kampionat do të ishte akoma dhe më i rëndë.

Trajneri Jonuz dëshiron të rikthej ekipin tek fitorja, por megjithatë duket se nuk e ka harruar humbjen me Tiranën në javën që kaloi. Bardheblutë morën një fitore në fund të ndeshjes pas golit të Kobinah, i cili çoi topin në rrjetë edhe nga një gabim i portierit Sherri.

Pikërisht për këtë gabim duket se shkodranët e kanë dënuar portierin e tyre dhe në sfidën me Flamurtarin pritet të jetë në stol. Nga minuta e parë në sfidën ndaj vlonjatve pritet të jetë ish portieri i Dinamos, Tedi Laço./newsport/