Milani ka shpërdoruar sot shansin për të mbyllur çdo diskutim dhe për të shkuar në Ligën e Kampioneve pa u shqetësuar për atë që ndodh në javën e fundit të Serisë A.

Skuadra kuqezi është ndalur në mënyrë të papritur në një barazim pa gola përballë Kaljarit në shtëpi, në një sfidë ku realisht ka prodhuar shumë pak për të marrë tre pikët.

Edhe pse i duhej medoemos fitorja përballë një ekipi që kishte garantuar qëndrimin në Serinë A dhe nuk kishte objektiva të dukshëm në renditje, Milani ka bërë pak në lojën e vet ofensive, duke qëndruar në pritje që t’i vinte dhurata nga miqtë.

Por këta të fundit luajtën shumë të sigurt në prapavijë, duke mos lënë asnjë hapësirë dhe sulmi i Milanit vetëm në fund të duelit u zgjua disi për të kërkuar golin. Por ishte shumë vonë për të kthyer fatin e këtij takimi dhe sfida u mbyll me barazimin 0-0.

Me këtë pikë, Milani ka një avantazh minimal prej vetëm 1 pike ndaj Juventusit dhe në javën e fundit të Serisë A, ka një ndeshje në teori shumë më të vështirë në letër ndaj Atalantës të vendit të dytë sesa bardhezinjtë që luajnë ndaj Bolonjës, një ekipi që ka siguruar mbijetesën. /vipsport