Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGallo: Vllaznia duhet të falënderohet për futbollin e bukur, Brdariç i veçantë

Gallo: Vllaznia duhet të falënderohet për futbollin e bukur, Brdariç i veçantë

Alpin Gallo, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing” në ABC, nuk i kursen elozhet për Vllazninë, ekipi që kryeson Kategorinë Superiore.

Vlerësim maksimal edhe për Thomas Brdaric, i cili po bën një punë fantastike në drejtimin e ekipit shkodran, teksa i ka dhuruar edhe një identitet të qartë loje.

“Një Vllazni që duhet të falënderohet për mënyrën sesi luan. Ishte një Vllazni mjaft e shpejtë ndaj Kastriotit, edhe pse terreni ishte i rënduar. Një Vllazni e vendosur shumë mirë në fushë, një trajner që është kërkues, jo vetëm në aspektin tekniko-taktik, por edhe atë fizik.

Dallohet edhe në minutat e fundit kur skuadrat lodhen, ndërsa Vllaznia sulmon dhe del mirë përpara. Dalin mirë në sulm, luajnë mirë nga krahët, ruan ekuilibrat, ka gjetur një mënyrë që i bën mirë të dy fazat e lojës.

Një punë e mirë, e ndërtuar nga trajneri në mënyrë profesionale. Kemi parë edhe trajnerë të tjerë të huaj, të cilët nuk e gjejnë frymën e duhur dhe bashkëpunimin, por te Vllaznia po funksionon“, deklaron Gallo. /abcnews./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments