Alpin Gallo, ish lojtar dhe trajner i disa skuadrave të ndryshme në Shqipëri ka analizuar ecurinë e Vllaznisë në këto dy faza të para. I ftuar në emisionin “Pressing”, Gallo u shpreh se kur kundërshtarët e kanë vlerësuar siç duhet I kanë hapur jo pak probleme Vllaznisë.
“Vllaznia shfaqi problematika me Krujën. Vuajnë për të gjetur golin. Kur humbin topin, e kanë të avashtë fazën mbrojtëse, me Krujën por sidomos me Laçin, që ka një sulmues të shpejtë. Duhet të kishte dublazh në mbrojtje.
Laçi doli shpejt në sulm dhe e gjeti të papërgatitur mbrojtjen e Vllaznisë. Kur ka qenë fizikisht mirë, e ka bërë shumë herë mirë këtë gjë ekipi shkodran.Vllaznia ka bërë lojë të bukur, por kur ka qenë ndeshje e hapur.
Kur skuadrat e kanë vlerësuar dhe kanë përfituar nga loja mbrojtëse, atëherë i kanë hapur probleme Vllaznisë. Ekipi ka reaguar pas humbjes, por ka pasur fat me kalendarin pas humbjeve. Ekipet e tjera pretendente i kanë kaluar krizat e tyre. Nuk ka fusha të përshtatshme për stërvitje, kjo ndikon në ritmin e ndeshjeve”./newsport/