Alpin Gallo, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing në ABC, analizon momentin e Vllaznisë. Ekipi shkodran kryeson me 6 pikë më shumë se Partizani, por në tre takimet e fundit ka marrë vetëm dy pikë.

“Vllaznia shfaqi problematika me Krujën. Vuajnë për të gjetur golin. Kur humbin topin, e kanë të avashtë fazën mbrojtëse, me Krujën por sidomos me Laçin, që ka një sulmues të shpejtë. Duhet të kishte dublazh në mbrojtje.

Laçi doli shpejt në sulm dhe e gjeti të papërgatitur mbrojtjen e Vllaznisë. Kur ka qenë fizikisht mirë, e ka bërë shumë herë mirë këtë gjë ekipi shkodran.Vllaznia ka bërë lojë të bukur, por kur ka qenë ndeshje e hapur.

Kur skuadrat e kanë vlerësuar dhe kanë përfituar nga loja mbrojtëse, atëherë i kanë hapur probleme Vllaznisë. Ekipi ka reaguar pas humbjes, por ka pasur fat me kalendarin pas humbjeve.

Ekipet e tjera pretendente i kanë kaluar krizat e tyre. Nuk ka fusha të përshtatshme për stërvitje, kjo ndikon në ritmin e ndeshjeve te Vllaznise”- eshte shprehur Alpin Gallo.