Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, nuk kanë qenë vetëm protagonistët e Shqipërisë për takimin e nesërm. Nga krahu i Islandës, ka folur edhe mesfushori që ka qënë pjesë e Kardifit në “Premier League”, Aron Gunnarson.
Ky i fundit është shprehur se Shqipëria luan me zemër të madhe, por nga ana tjetër lojtarët e Islandës nuk e dinë realisht se me kë do të përballen, pas ndryshimit të trajnerit te kuqezinjtë. Një tjetër fakt interesant, është se në këtë konferencë të islandezëve nuk kishte asnjë gazetarë shqiptarë për të bërë pyetje.
“Këto kanë qënë gjithmonë ndeshje të barabarta dhe të lodhshme. Është përjetim njerëzor, luftë në grupin e tyre(Shqipërisë) dhe luajnë me zemër të madhe. Ne nuk e dimë se më kë do të përballemi nesër nga ana e strukturës në fushën e lojës.
Ata kanë trajner të ri dhe vijnë për tre pikët, të njëjtën përgjigje duam t’i kthejmë edhe ne”, ka thënë mesfushori i Islandës. /Shqiperia.ch/