Ndeshja e mbremshme Vllaznia- Shiroki Brijeg (3-0) ka lene shume emocione. Sidomos tek ata qe kane qene prezent ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Dhe njeri prej tyre eshte gazetari i njohur shkodran Tonin Frroku. Ai kishte ardhur bashke me te birin enkas nga Korça e larget ku jeton prej vitesh, per te ndjekur kete ndeshje dhe eshte larguar me impresione te veçanta.
Kete ua ka thene edhe kolegeve qe ka takuar, edhe pjestareve te Vllaznise ne fundin e ndeshjes, por nuk ka ngurruar ta thote edhe publikisht.
Madje, Frroku i krahason emocionet e kesaj ndeshje me ate qe ai ka perjetuar 43 vjet me pare, pikerisht Vllaznia- Austria e Vjenes.
Ja çfare shkruan ai me nje postim te bere ne rrjetet sociale:
“1978 dhe 2021.
Per mua jane dy prej ndeshjeve me emocionuese qe kam pare ne kryeqendren e veriut. Ajo e para 43 vite Vllaznia-Austria e Vienes 2 me 0 dhe kjo e dates 15.7.2021 me boshnjaket e Siroki Brijek 3 me 0.
Kaq kisha me thane”.