HomeKRYESOREGazetari italian: Një njeri si Tare nuk mund të jetë pa ekip....

Gazetari italian: Një njeri si Tare nuk mund të jetë pa ekip. Turp që Milani nuk e mendoi pas largimit të Maldinit

Igli Tare është ende në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën e tij si drejtor sportiv.

Gazetari italian, Fabio Santini, e sheh të turpshëm faktin që ish-lojtari shqiptar është ende pa ekip. Sipas tij, Milani duhet ta kishte menduar si alternativë pas largimit të Paolo Maldinit.

“Më duket e turpshme që dikush si Tare nuk ka gjetur ende një klub. Turp që Milani, pasi largoi Maldinin, nuk mendoi për të. Së bashku me Sartorin ai është ndër menaxherët më të mirë në Itali”, ka thënë Fabio Santini./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments