HomeKRYESOREGazetari kosovar hedh poshtë mediet belge: Muriqi ka kaluar testet mjekësore, nënshkruan...

Gazetari kosovar hedh poshtë mediet belge: Muriqi ka kaluar testet mjekësore, nënshkruan kontratën

Arlind Sadiku është gazetari më i njohur sportiv në Kosovë. Së fundmi, ai ka bërë një postim ku shkruan se Vedat Muriqi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Club Brugge në Belgjikë.

Edhe pse mediet belge shkruanin të kundërtën, gazetari kosovar i hedh poshtë dhe thotë se sot lojtari do të nënshkruajë edhe kontratën. Ai njihet për korrektësinë në informim dhe tashmë s’mbetet gjë tjetër veçse një lajmërim nga klubi belg.

“Vedat Muriqi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe po pret të nënshkruaj kontratën me Club Brugge”, shkruan Sadiku.

Kujtojmë që sot pasdite, “HLN” raportonte se transferimi i Muriqit për shifrën e 10 milionë eurove ishte refuzuar për shkak të formës së tij fizike. Por, së fundmi vijnë të reja nga gazetari Arlind Sadiku./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments