Ikona e Barcelonës, Gerard Piqué, ka analizuar garën e këtij sezoni në Champions League, duke renditur skuadrat që, sipas tij, kanë shanset më të mëdha për të ngritur trofeun më prestigjioz të klubeve në Europë.
Piqué theksoi se disa projekte janë forcuar ndjeshëm dhe duken gati për të dominuar kontinentin:
“Është e qartë që në Europë ka disa projekte shumë të forta dhe duket se do të fitojnë Champions League shumë më shpejt. Arsenal, për shembull, ose PSG, që e fitoi edicionin e kaluar,” u shpreh ish-mbrojtësi katalanas.
Ai shtoi se edhe dy gjigantët e zakonshëm të kompeticionit, Real Madrid dhe Bayern Munich, duhet të konsiderohen mes favoritëve:
“Po ashtu, shto edhe Real Madridin ose Bayern-in, që mendoj se e ka ngritur shumë nivelin me Kompany në stol. Pra, gara do të jetë e vështirë.”
Megjithatë, Piqué nuk la jashtë listës skuadrën e zemrës, Barcelonën e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, duke e renditur ndër pretendentët kryesorë për titullin europian:
“Barcelona është gjithmonë aty. Me projektin aktual dhe me mënyrën si po zhvillohet ekipi, mund të luftojë deri në fund.”
Deklaratat e Piqués konfirmojnë pritshmëritë e larta për një sezon të ashpër dhe të paparashikueshëm në Champions League, ku katërshen Arsenal–PSG–Real Madrid–Bayern ai e sheh si bërthama e favoritëve, ndërsa Barcelona mbetet gjithmonë në garë për lavdinë europiane.















