Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Specialisti i futbollit Gerd Haxhiu ka vlerësuar publikisht zv/trajnerin e Vllaznisë, Ergi Borshi, gjatë Rubrikës Sportive në RTSH, pas ndeshjes Vllaznia–Partizani. Haxhiu u shpreh se Borshi i ka lënë një përshtypje shumë pozitive, duke e veçuar për qëndrimin profesional, leximin e lojës dhe interpretimin e situatave.
Ai theksoi se analiza e tij në post-ndeshje ishin të argumentuara dhe të artikuluara qartë, ndërsa përgjigjet ndaj pyetjeve të studios ishin bindëse dhe të sakta.
“Dua të them dy fjalë për ndihmësin e trajnerit Edi Martini, për Ergi Borshin. E kam parë dhe më duket shumë djalë i mirë. E kam parë me vëmendje për qëndrimin, për leximin dhe për interpretimin. Më ka lënë shumë shije pozitive në fund artikulimi dhe argumentet e tij në analizën e post-ndeshjes Vllaznia-Partizani. Në pyetjet që u bënë nga studio, i argumentoi shumë mirë dhe më ka pëlqyer tej mase”,-tha ai.
Në përfundim, Gerd Haxhiu i dha komplimente maksimale ndihmësit të trajnerit Edi Martini, duke e cilësuar Ergi Borshin si një element me vlera dhe perspektivë në stafin teknik të Vllaznisë.
“Komplimente maksimale për ndihmës/trajnerin e Edi Martinit, për Ergi Borshin”,-mbylli vlerësimin e tij specialisti i futbollit, Gerd Haxhiu.


