KF Shkodra U19 e ka nisur me kembe te mbare kampionatin. Ndonese eshte debutuese, ajo ka arritur ta fitoje ndeshjen e pare, madje ne transferte dhe per me teper ndaj nje skuadre si Partizani.
Ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne Tirane, fatin e saj e ka vendosur nje gol i shenuar me 11-metersh nga mesfushori Gerti Suka ne minuten e 55-te.
Ai ka qene i sakte ne goditjen e tij me te majten dhe e ka derguar topin ne krahun e kundert te portierit te kuq.
Ka qene nje ndeshje shume e luftuar dhe kete e tregon me se miri edhe fakti se arbitrja e ndeshjes ka nxjerre nga xhepi i saj 8 here kartonin e verdhe dhe dy here te kuqin.
Sa i takon ketyre te fundit, ka qene fillimisht Peqini i Partizanit qe ka lene fushen e lojes pas ndeshkimit maksimal ndersa ne minuten e 77-te ka qene Mataj per KF Shkodra qe eshte ndeshkuar me te kuqe./SHKODRA-SPORT.COM/