Analisti i futbollit, Gëzim Sinemati, në emisionin Procesi Sportiv në Top Channel është shprehur se lojtarët e kombëtares shqiptare duhet të japin më shumë në fushën e lojës.

Më tej, Sinemati është shprehur se nuk e ka kuptuar aspak skemën e trajnerit Edi Reja.

“E zëmë se nuk është i qëllimshëm ekzekutimi i himnit. Flamuri, shqiponja, etj, nuk janë këto që lojtarët duhet të interesohen, pasi ata gjithçka duhet ta tregojnë në fushën e lojës, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.

Kjo Shqipëri është bërë mediokre. A është ky futbolli që na përfaqëson? Kjo është pyetje e rëndësishme. Kur është hapur diskutimi për trajnerin Reja, unë kam thënë që ai nuk ka qenë ndonjëherë kombëtareje.

Reja s’kishte drejtuar ndonjëherë kombëtare. Nuk mund të thuash që ishte faji i Roshit. Njerëzit e njohin Roshin që lojtar sulmues. Ne Roshin e pamë me dy fytyra. Kur dilte në sulm, ishte në sulm, kurse kur mbronte bënte dhurata. Ai nuk falet për atë gabim që ka bërë. I paskemi rënë në qafë Panuçit. Sot, por flasim për një dramë të madhe”./newsport/