HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGëzim Sinemati: Kush e ka dasht futbollin, e donte edhe Vllazninë

Gëzim Sinemati: Kush e ka dasht futbollin, e donte edhe Vllazninë

Ka kundërshtime, ka vlerësime, por ka edhe habi sesi ka mundësi që Vllaznia po qëndron kaq gjatë në krye të renditjes. Megjithatë kemi të bëjmë me një skuadër me shumë histori e traditë dhe këtë gjë kërkon t’ua kujtojë edhe gazetari i njohur Gëzim Sinemati.

Gjatë emisionit “Procesi sportiv” ai ka thënë një batutë shumë të bukur që padyshim qëndron për Vllazninë dhe futbollin shkodran. “Kush e ka dasht futbollin, e donte edhe Vllazninë. Për mënyrën e veçantë si e konceptonin shkodranin futbollin “- ka thënë ai.

Gazetari i njohur më pas është ndalur edhe tek ndeshja e fundit Partizani- Vllaznia për të cilën është shprehur: “Ishte një futboll i mirë në një fushë të keqe, pashë një Partizan të motivuar derisa arriti që t’i imponohej Vllaznisë aq shumë sa atë të ndjeheshin të kënaqur me barazim. Zakonisht e kemi parë Vllazninë në pozita të tjera, ka qenë argëtuese dhe dominuese”.

Sipas Sinematit, në dy ndeshjet e fundit Vllaznia e ka zbehur disi atë futbollin e bukur dhe kjo mund të ketë ndodhur për disa arsye, të cilat ai i shpjegon si më poshtë:

“Dy javët e fundit Vllaznia nuk është siç ka qenë përpara, mund t’i gëzohet pikëve në klasifikim. Por, nuk është vetëm faji i vet, e kemi ngarkuar të gjithë me presion edhe euforia nga brenda. Megjithatë, ka një moral, një ekip i mirë që niset për kampionat edhe në ditë të keqe nuk humbet.

Kjo është një cilësi e ekipeve të forta, për këtë Vllaznia ka shpëtuar një ndeshje të jashtëzakonshme sepse Partizani ka qenë shumë i frymëzuar. Ishte mirë fizikisht, e luajti me pasion ndeshjen dhe erdhi duke ngritur gjithë kohën nivelin, megjithatë vetëm një barazim. Ajo që vlen për javën është që futbolli ishte i mirë që nuk pritej në atë terren”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments