Dita e sotme eshte e veçante per nje njeri i cili i ka kushtuar jeten e tij sportit. Fillimisht duke e ushtruar ate dhe me pas, per shume vite me rradhe dhe deri me sot duke e ushtruar ne rolin e mjekut te sportit.
E kemi fjalen per mjekun e njohur Zyhdi Çoba qe ka ditelindjen dhe mbush plot 77 vjeç. Ne fakt, askush nuk e beson se ky njeri ka kete moshe, per vete vitalitetin me te cilin vazhdon te punoje çdo dite dhe jo vetem tek Vllaznia, por edhe tek ekipet kombetare.
Zyhdi Çoba ka lindur ne Shkoder me 24 janar te vitit 1943 dhe perpos shkollimit, do te merrej edhe me basketboll teksa eshte shpallur edhe kampion me Vllaznine ne vitin 1967.
Por nderkohe prej 51 vitesh ushtron rolin e mjekut sportiv teksa eshte kujdesuar per 105 ekipe dhe mbi 1400 sportiste. Te gjithë ata që jane marrë me sportin e futbollin në veçanti të flasin me superlativa per këtë njeri duar-artë e të pa përtueshëm, profesionist model e mbi të gjitha një shok e mik i mirë e i rrallë.
Edhe sot Doktor Zyhdia të detyron ta admirosh me përkushtimin e seriozitetin e tij, me korrektesën e profesionalizmin perfekt por mbi të gjitha edhe për atë shëndet e fizik te lakmueshëm aq sa e ke te vështirë t’ia besosh dot moshën e sidomos t’ia besosh vitin e tij të lindje, atë vit të larget të 1943.
Gazeta “Shkodra Sport” i uron doktor Zyhdise edhe 100 vite te tjera te lumtura!