Gilman Lika ende nuk e ka vendosur se ku do ta vazhdoje karrieren e tij. Ditet kalojne dhe ne fakt ende nuk duket se ka gje konkrete. Ai ka qene i ftuar mbreme ne emisionin “Star Sport” dhe i pyetur nese ka ndonje mundesi rikthimi tek Vllaznia, ai eshte shprehur”

“Nuk kam asnje kontakt me drejtuesit e Vllaznise dhe te them te drejten nuk pres te kem sepse ndarja qe kemi patur heren e fundit me drejtuesit e saj, nuk me ben te shpresoj qe te kem serish ndonje kontakt. Megjithate per mua e rendesishme eshte qe tifozet me duan sepse kur te duan ata, eshte kenaqesi shume e madhe per nje futbollist”.

Lika duket shume i lidhur me tifozet shkodrane dhe kete e tregon me se miri edhe me nje tjeter shprehje qe ai perdor kur pyetet per emocionet qe ka perjetuar gjate aktivizimit te meparshem tek Vllaznia.

“Kam fituar 7 trofe me skuadra te tjera, por asnjehere nuk e kam ndjere ate kenaqesi qe kam ndjere ne vitin 2008 kur fituam Kupen e Shqiperise ne finalen me Tiranen. Imagjino ketu po te ndodhe qe te fitohen shpesh trofe ne kete qytet se çfare do te behej.

Llogarit se çfare do te behet nese sivjet fitojme kampionatin. Po u gezua ky qytet, atehere nuk ka aspak rendesi nese eshte Gilman pjese e ekipit apo jo. Do te isha me i lumturi nga te gjithe nese do ta shikoja edhe njehere stadiumin si ne ndeshjen ndaj Napolit”-ka thene Lika./SHKODRA-SPORT.COM/