Vllaznia-Tirana është kryendeshja e javës së 3-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje që kthehet pas dy sezonesh të luhet sërish, pas asaj të fundit, kur Tirana u rrëzua një Kategori më poshtë sezonin e kaluar ishte Vllaznia që luajtë në të Parën, ndërsa tani të dy ekipet janë n elitë për t’u përballur sërish në atë që quhet ”Klasikja e futbollit shqiptar”. Në prag të ndeshjes foli edhe kapiteni Gilman Lika, i cili ka luajtur për të dyja ekipet.

Keni qenë dhe te vllaznia dhe të Tirana?

“Kam kënaqësi duke parë dhe vetë mënyrën sesi oirganizohet ndeshja ka vlerë më të madhe se derbi. Jo cdo ndeshje luhet njëlloj”.

Eshtë ndeshje delikate…

Unë kam luajtur kundër vllaznise dhe kam shënuar një gol, por ishte një ndeshje delikate, e kam sqaruar më parë. Por tani është fillimi I kampionatit.

Normalisht kam shumë miq te Tirana, por kam bindjen se edhe ata janë përqëndruar te ndeshja. Unë nuk dua të bëj një premtim që do të fitojmë apo jo, por unë dua t’i them tifozëve që ne do të luajmë për ata. Unë po flas në emër të çunave, do ta luajmë këtë ndeshje për tifozët.

Mesfusha ka rivalitet, a shtohet cilësia?

“Sa më shumë lojtarë cilësore të ketë është më mirë. Kampionati është shumë i gjatë. Nëse ka dëmtime, duhet të kemi lojtarë cilësorë që i shërbejnë skuadrës”.

Vllazia apo Tirana?

“Realisht Tirana ka kapacitet shumë më të madh sesa ne, nga ana cilësore për lojtarë të mirë, por ne jemi të motivuar, jemi në shtëpinë tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen, ata kanë lojtarë cilësore dhe ne kemi. Por eshtë një klasike dhe ne jemi më të motivuar”.

Do ketë tifozë të shumtë apo ndeshje normale?

“Duhet të jetë një numër shumë I madh tifozësh natyrisht në stadium, por duhet të kemi dhe më shumë për të marrë mbështetjen e shumtë”.