Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGiresse shpall listën, ka emra të rinj te Kosova për Nations League

Giresse shpall listën, ka emra të rinj te Kosova për Nations League

Kosova ka shpallur listën për ndeshjet e Nations League. Trajneri Alain Giresse ka bërë përzgjedhjet e tij për duelet ndaj Qipros, Greqisë dhe Irlandës së Veriut.

Në listën e publikuar bie në sy rikthimi i Arbër Zenelit. Emra të tjera që bien në sy janë Edvin Kurtulus nga Hammarby dhe Donat Rrudhani i zviceranëve të Aarau.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C në Nations League. Ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas dardanët dy ndeshjet e radhës i zhvillojnë në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor. Në fund Kosova luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments