Ne ndeshjen e sotme ndaj Vllaznise, ajo qe ka rene ne sy ka qene nje numer i konsiderueshem lojtaresh “pa emer” ne formacion dhe me se shumti ne pankinen e Flamurtarit.
Arsyeja eshte e thjeshte: Disa prej titullareve te gjysmes se pare te sezonit tashme jane larguar si rrjedhoje e problemeve financiare qe kane me klubin nderkohe qe ne skene ka dale edhe nje problem tjeter, ai i mosrregjistrimit te te huajve.
Siç eshte bere e ditur, FIFA ka bllokuar merkaton e Flamurtarit pikerisht per shkak te mosshlyerjes se denimeve per disa futbolliste dhe ndonese drejtuesit e klubit vlonjat premtonin se kjo do te gjente nje zgjidhje.
Por nuk ka ndodhur keshtu. Te pakten per ndeshjen e sotme ne Shkoder teksa lojtaret e ardhur ne merkaton e janarit nuk munden te luanin.
Kete e tregon me se miri kjo foto qe “Shkodra Sport” po publikon. Ne te duken gjashte lojtare te ardhur se fundi tek Flamurtari te cilet pasi mesuan se nuk do te mund te luanin, kane zhvilluar per disa minuta stervitje ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” te udhehequr nga nje pergatites atletik.
Nga sa u pa, te gjithe ata ishin te huaj dhe rruga per ne Shkoder sot u ka sherbyer per te bere nje udhetim turistik ne kete qytet sepse per te luajtur veshtire se do te munden ta bejne per shkak te moslejimit nga ana e FIFA-s.
www.shkodrasport.com