Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, por dhe në aspektin e dëmtimeve bardheblutë janë penalizuar shumë.
Zhoselin Behiratçe është lojtari që pritet të kthehet me skuadrën plotësisht në stërvitje.
Mbrojtësi ka qëndruar pushim një javë dhe me shumë mundësi në ditët në vazhdim do të jetë gati për Shehin në fushën e lojës.
Nga ana tjetër, pritet me kërshëri edhe rikthimi në fushë i Xhixhës. Sulmuesi ishte në formë kur u dëmtua, por tani rrezikon të humbasë edhe Kastriotin, sepse me shumë mundësi Egnatian e ka humbur.