Gjermania nuk po përballon në formën më të mirë të mundshme grumbullimin për ndeshjet e tetorit. Trajnerit Joakim Lëv i kanë krijuar dhimbje koke jo vetëm polemikat për dyshen Nojer-Ter Shtegen, por edhe dëmtimet e njëpasnjëshme që kanë përgjysmuar skuadrën e tij.

Situata aktuale sheh 12 futbollistë të dëmtuar, duke detyruar trajnerin që të ndryshojë vazhdimisht listën e atyre që ka grumbulluar për sfidën miqësore ndaj Argjentinës dhe kualifikuesen e Europianit ndaj Estonisë.

Emrat që përballen me dëmtime janë Leroi Sane (23), Antonio Rudiger (26), Julian Draksler (26), Tilo Kehrer (23), Leon Goretzka (24), Niko Shulc (26), Matias Ginter (25), Jonas Hektor (29), Kevin Trap (29) dhe Toni Kros (29), të cilët as nuk u grumbulluan. Tani në listën e atyre që mudn ët largohen janë Timo Verner (23) dhe Ilkai Gyndogan (28).

“Ideja jonë në mars ishte që skuadra të luante sa më shumë bashkë gjatë vitit, por kemi këto probleme e duhet të integrojmë të rinjtë. Është një mundësi e mirë për të rinjtë të tregojnë veten, por sigurisht që puna bëhet më e vështirë”, tha Lëv sot. /vipsport/