Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGjermania mposhtet nga Grizman, çfarë po ndodh me “Pancerat”?

Gjermania mposhtet nga Grizman, çfarë po ndodh me “Pancerat”?

Antuan Grizman ishte autori i të dy golave të Francës, në atë përmbysje shumë të bukur në pjesën e dytë.

Forcën e Francës në 4 vitet e fundit, e dimë të gjithë, por pyetja qëndron te Gjermania…

Çfarë po ndodh realisht me kombëtaren e Hoakim Lëv? Kampionët e botës në vitin 2014 duket se kanë humbur shumë nga loja e tyre, nga presioni që ushtronin te kundërshtarët vetëm me fanellë.

Sot, mund të konsiderohet një kombëtare si të gjitha të tjerat. Është për të ardhur keq që një kombëtare e madhe, historike dhe kampione bote si Gjermania të pësojë kaq shumë humbje. Lojtarët besojnë se është krizë e momentit, ose të paktën shpresojnë të jetë kështu./ vipsport/

Francë – Gjermani  2-1

Grizman 52’ 80’ / Kros 14’

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments