Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJGjermania në mbledhje, Nojer vonohet 50 minuta

Gjermania në mbledhje, Nojer vonohet 50 minuta

Konferenca për shtyp nuk filloi atëherë kur ishte parashikuar.

Kjo sepse skuadra dhe trajneri Lëv ishin në një mbledhje, ku u bisedua për gabimet dhe pikat që duhen përmirësuar në ndeshjen ndaj Suedisë.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Nojer që u kërkoi falje të gjithë gazetarëve që po prisnin në sallën e konferencës së hotelit.

Sipas kapitenit 32-vjeçar, kjo mbledhje ishte e rëndësishme përpara nisjes së skuadrës për në Soçi ku do të luajnë ndeshjen ndaj Suedisë.

Ishte hera e parë që kjo ndodhte në fakt, lojtarët dhe stafi gjithmonë kanë qenë në orar kur bëhej fjalë për konferenca.

Gjithsesi, intervista vazhdoi normalisht dhe Nojer u vlerësua nga të pranishmit kur kërkoi ndjesë para se të fillonte t’u përgjigjej pyetjeve të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments