Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGjermania paralajmëron bojkot ndaj FIFA-s për shkak të politikës së Trump

Gjermania paralajmëron bojkot ndaj FIFA-s për shkak të politikës së Trump

Jürgen Hardt, zëdhënësi i politikës së jashtme i grupit parlamentar CDU/CSU dhe person i besuar i kancelarit Friedrich Merz, nuk përjashtoi mundësinë e një bojkotimi të Kupës së Botës FIFA 2026, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, si një mënyrë për të detyruar administratën amerikane të heqë dorë nga pretendimet ndaj territorit danez. Hardt e përshkroi këtë si një “masë ekstreme”, duke theksuar se e kupton rëndësinë e Kupës për Trumpin.

Në këtë kontekst, ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, kritikoi kryetarin aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, për menaxhim autoritar dhe favorizim politik ndaj Trump. Platini deklaroi se demokracia në FIFA po dobësohet dhe akuzoi Infanton për besnikëri të tepruar ndaj “të pasurve dhe të fuqishmëve”, duke e quajtur stilin e tij të menaxhimit autokratik.

Kritikat kanë të bëjnë gjithashtu me vendimin e FIFA-s për t’i dhënë Donald Trump një “Çmim të Paqes” të ri, të cilin shumë e shohin si një favorizim politik ndaj udhëheqësit amerikan në mes të politikës së tij të jashtme agresive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments