HomeKRYESOREGjeti golin e katërt në kampionat, Muçi: Jam plotësisht gati dhe në...

Gjeti golin e katërt në kampionat, Muçi: Jam plotësisht gati dhe në formë!

Ernest Muçi gjeti rrugën e rrjetës për herë të katërt në këtë sezon me fanellën e Legias së Varshavës. Sulmuesi shënoi një gol në fitoren shtëpiake 2-0 të Legias ndaj Wisla Plock.

Sulmuesi nuk e nisi si titullar sfidën teksa u aktivizua në minutën e 62-të, megjithatë gjysmë ore më pas, ish-futbollisti i Tiranës shënoi një gol të cilin e “shpiku” vetë.

Pasi i “rrëmbeu” topin njërit prej mbrojtësve kundërshtarët, 22-vjeçari u lëshua drejt portës dhe me një goditje të fortë mposhti portierin duke siguruar tre pikët.

Por, nëse në kampionat, rruga për tek titulli është thuajse e pamundur, Muçi shpreson ta ndihmojë ekipin e tij në finalen e Kupës që luhet të martën ndaj Rakow. Sulmuesi shprehet se është gati për finalen dhe se ndjehet në formë ndaj shpreson që të marrë sërish një rol si protagonist.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments