Bojkoti mbetet një na çështjet më të nxehta në futbollin shqipyar. Ekipet nuk zbresin në fushë, nëse nuk plotëoshen kërkesat. Në një lidhje me Rubrika Sportive te TVSH, Presidenti i Kukësit, Safet Gjici e rreshtoi veten kudnër braktisjes së lojës së luajtur.

”Nuk e di se sa do zgjasë bojkoti. Unë flas në bazë të pozicionit tim, do thoja që qeveria e ka hapur rrugën. Gjithmonë kemi qënë për të plotësuar ato kërkesa. Lojtarët në fund duhet të paguhen, edhe pse nuk luajnë.

Këto para kush t’i paguaj? E rëndësishme është që qeveria është munduar që të fillojë kampionati. Gjatë kohës mund të ulen liga, por edhe faktorë e aktorë të tjerë. Duhet të zgjidhet njëherë e mirë kjo punë.

Nuk zgjidhen gjëra me bojkote e gjëra. Unë i bëj thirrje kolegëve që e shohin në këtë mënryë, duhet të fillojë me patjetër. Kukësi nuk ka qënë në ditën e vendimit, por në ditën që është firmosur bojkoti. Ne jemi dakord për kerkesat.

Ne jemi dakord që të negociojmë me qeverinë. Nuk kemi qënë në mbledhjen kur është vendosur. Nuk duhet që bojkoti të vijojë pafundësisht. Shantazhe dhe presione nuk ka, duhet ulur në tavolinë. Nëse nuk zgjidhen kërkesat, bojkoti aty është.

Ka president që janë pro rifillimit. Diçka e tillë është thënë edhe në një grup që kemi” – pohoi ai./newsport/