HomeKRYESOREGjiganti i futbollit italian intensifikon përpjekjet për shkodranin Kumbulla

Gjiganti i futbollit italian intensifikon përpjekjet për shkodranin Kumbulla

Interi rrit presionin për të siguruar qendëmbrojtësin shqiptar të Veronës Marash Kumbullën.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, zikaltërit kanë parakaluar në garë për të fituar shërbimet e 19-vjeçarit rivalët e Juventusit dhe Lacios.

Paraqitjet e futbllistit shqiptar gjatë kësaj periudhe në kampionatin italian kanë ngjallur interesin e klubeve kryesore të Serisë A.

Sipas zërave të merkatos, Verona pranon ta shesë Kumbullën për 15 milionë euro, por drejtuesit e klubit verdheblu nuk do të lejojnë kaq kollaj që futbollisti i kombëtares së Shqipërisë të largohet pas pak muajsh duke shpresuar ta mbajnë deri në fund të sezonit për të parë nëse vlera e kartonit të Kumbullës do të rritet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments