HomeKRYESOREGjimshiti dhe Bajrami më të vlerësuarit ndër futbollistët e Kombëtares ndaj Italisë

Gjimshiti dhe Bajrami më të vlerësuarit ndër futbollistët e Kombëtares ndaj Italisë

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia në fuqi e Europës, Italia, në një përballje të vendosur brenda 16 minutave të para në “Signal Iduna Park”.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Bajrami në sekondën e 23-të, ndërkohë që Bastoni dhe Barela shënuan për Italinë.

Për sa i përket vlerësimeve të “Sofa Score”, Gjimshiti dhe Bajrami rezultojnë futbollistët me notën më të lartë, 7.

Ndërkohë në podium gjithashtu qëndron edhe Kristjan Asllani me 6.9. Ja të gjitha vlerësimet e kuqezinjve sipas “Sofa Score”:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments